Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Batatina ankohet për orarin, thotë se Prishtina po favorizohet

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ankohet për orarin e Superligës së Kosovës në futboll.

Ai ka thënë se Llapi është penalizuar në ndeshjen ndaj Prishtinës. Llapi humbi nga Prishtina të dielën në “Zahir Pajaziti” me rezultatin 2:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Batatina tha pas ndeshjes se ndikoi lodhja. Ai nuk pajtohet që Prishtina është lënë të pushojë në mesjavë, kur skuadrat tjera zhvilluan xhiron e tretë.

Në fakt, Prishtina nuk luajti ndaj Dritës në mesjavë për shkak se refuzoi të luante jashtë stadiumit “Fadil Vokrri”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” luajti Ballkani ndeshjen kthyese të plejofit të Ligës së Konferencës ndaj Shkupit.

“Është hera e fundit që Llapi luan ndaj një kundërshtari që pushon një javë, ndërsa ne luajmë pas dy ditësh. Prishtina pushoi ndërsa ne luajtëm pas dy ditësh dhe ndikoi lodhja. Pjesa e parë na takoi neve, ndërsa pjesa e dytë ishte e jona. Shënoi Trimëror Selimi dhe më gëzoi shumë si trajner. Futbolli luhet një sezon. Ka ndeshje tjera dhe do të luhen ndeshje edhe vitin tjetër. Neve na ka penalizuar lodhja ndaj Dukagjinit, prandaj do të shohim se do të luajë Prishtina me Dritën në mesjavë ndeshjen e mbetur. Disa skuadra pushojnë dhe disa po luajnë çdo të dytën ditë”, ka thënë Batatina.

Ai paralajmëron se do të krijohet rrëmujë e madhe në kampionat nëse vazhdojnë të shtyhen ndeshjet.

“Nëse vazhdojmë kështu, do të krijohet një rrëmujë në kampionat. Ose të shtyhet komplet xhiroja ose të luajmë të gjitha ekipet, përveç Ballkanit. Jemi dakord që Ballkani të pushoj kur ka ndeshje në Evropë, por jo edhe klubet tjera. Prishtina nuk është që ka luajtur në ‘Santiago Bernabeu’. Ka luajtur në Ulpianë, Malishevë e gjithandej”, ka theksuar Batatina.