Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bastoni largohet nga kampi i Italisë

Qendërmbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, është larguar nga kampi i Italisë të shtunën dhe nuk do të jetë i gatshëm për lojë kundër Irlandës Veriore të hënën.

Giorgio Chiellini dhe Ciro Immobile nuk ishin të gatshëm para ndeshjes kundër Zvicrës, ndërsa qendërmbrojtësi “nerazzurr” ishte shpresë të jepte ndihmën e tij.

Përzgjedhësi Roberto Mancini vendosi ta merrte të riun e Interit, pavarësisht formës së tij të dobët fizike pas derbit në Serie A me Milanin.

Francesco Acerbi dhe Leonardo Bonucci luajtën në duelin kundër Zvicrës të premten mbrëma, që përfundoi me rezultatin 1:1.

Mbrojtësi i Sassuolos, Gian Marco Ferrari, është thirrur për ta zëvendësuar Bastonin në ekip.

Artikuj të ngjashëm