Riccardo Calafiori është detyruar të tërhiqet nga kampi i Përfaqësueses së Italisë para ndeshjes së fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Italia të dielën nga ora 20:45 e pret Norvegjinë. Norvegjia i prin Grupit I me 21 pikë. Italia ka tri pikë më pak në pozitën e dytë.
Mbrojtësi i Arsenalit, Calafiori, u largua nga grumbullimi për shkak të lëndimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCalafiori nuk u përfshi në skuadër as për ndeshjen e së enjtes ndaj Moldavisë.
Ai është stërvitur individualisht me qëllimin për t’u kthyer në formën më të mirë fizike për ndeshjen ndaj Norvegjisë. Por selektori i Italisë, Gennaro Gattuso, të shtunën në konferencë për shtyp e konfirmoi se 23-vjeçari Calafiori nuk mund të luaj as ndaj Norvegjisë për shkak të lëndimit.