Basketbollistja e talentuar e Kosovës, Dea Pushkolli ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj. Pushkolli ka firmosur kontratë me The Duquesne Dukes dhe do ta përfaqësojë ekipin e këtij universititeti, ka njoftuar Fedearata e Basketbollit të Kosovës (FB) të martën.
Skuadra e re e Pushkollit, merr pjesë në NCAA, divizionin e parë të basketbollit të kolegjeve në SHBA. Pushkolli më herët ishte pjesë e ekipit RCk HS në Florida kurse ka luajtur për gjeneratat e reja të Përfaqësueses së Kosovës.
17-vjeçarja së fundi ishte pjesë e Përfaqësueses U20 të Kosovës në turneun FIBA European Challenger që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut.