Sport

Basketbollistja e Prishtinës transferohet te klubi spanjoll

Klubi i ProBet Prishtinës ka njoftuar se basketbollistja Astera Tuhina ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll Deportivo Prometo.

ProBet Prishtina përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se Tuhina shquhet për aftësitë e saj dhe për punën e palodhshme në parket.

“Ne jemi shumë krenar dhe i dëshirojmë Asterës shumë sukses”, thuhet në njoftimin e klubit të ProBet Prishtinës.