Ndonjëherë basketbolli prodhon tregime aq bindëse, saqë të gjithë rrëmbehemi prej tyre. Megjithatë ky tregim është tejet inspirues. Ka të bëjë me sensacionin 18-vjeçar, Hansel Emmanuel Donato. I lindur në Kentucky të SHBA-së, basketbolli është pasion i përjetshëm i tij.
Donato ka një dorë, por për mijëra fansa në mbarë SHBA-në, që e kanë parë të luajë këtë edicion, ai është në fokus të brohoritjeve për shkak të aftësive të jashtëzakonshme sportive. Donato bën ngulitje të “egra”, bllokon gjuajtjet e kundërshtarëve, si dhe driblon mirë për t’i kaluar ata.
Historia e Donatos është e dokumentuar mirë. Ai humbi krahun e majtë pasi një mur u shemb mbi të kur ishte 6-vjeçar. Kjo ndodhi derisa jetonte në Republikën Dominikane. Babai i tij, Hansel Salvador Donato, një ish-basketbollist profesionist, e shpëtoi atë duke e nxjerrë nga rrënojat. Por pësoi lëndime serioze në atë aksident dhe krahu i tij i majtë duhej të amputohej.
Donato ishte i vendosur të mos lejonte që kjo të ndalonte ëndrrën e tij për të luajtur basketboll. Loja e tij ka tërhequr vëmendjen e mediumeve të mëdha amerikane dhe ai po i shfrytëzon mundësitë për të luajtur në nivelin e lartë me ofertat e skuadrave të divizionit të parë që nuk i mungojnë.
Të shtunën e kaluar skauti i kolegjit “Martin County” bëri udhëtimin për në “Wally Keller Classic”, shkollën e mesme në Charlotte, ku Tigres u përball me shkollën e Donatos, Life Christian Academy nga Kissimmee.
Donato është përballur me disa nga skuadrat më të mira në Florida dhe në pjesën tjetër të vendit gjatë gjithë sezonit. Me kolegjin “Martin County”, që e ka programin në Top 20 në shtet, Donato e dëshmoi talentin e tij. U desh vetëm një aksion për kundërshtarët që të shohin se çfarë ishte në gjendje të bënte Donato, pasi ai vodhi një top, vrapoi në tërë fushën dhe fluturoi për të bërë një ngulitje fantastike.
Në fakt ai vetëm vazhdoi me formën e mirë që e ka treguar këtë edicion, ku ka luajtur me një mesatare prej 26 pikëve, 11 kërcimeve dhe shtatë asistimeve për ndeshje. Motivimi dhe frymëzimi janë pjesë e personalitetit të tij. Në fushë ai shfaqet i qetë, por i fokusuar dhe intensiv.
“Unë gjithmonë i kërkoj ndihmë Zotit, dua të jem dikush i madh. Dhe kjo është pothuajse ajo që po ndodh tani. Jam shumë i lumtur për gjithçka që po ndodh tani në jetën time”, tha Donato Dominguez, për të cilin përkthente ndihmëstrajneri.
“Kam marrë mesazhe se jam një frymëzim për njerëzit në një situatë të ngjashme. Më kanë thënë se jam një idhull. Falënderoj Zotin për të gjithë këtë. Unë kam qenë fëmijë dhe kam pasur idhuj, kështu që ndihem shumë i lumtur për këtë dhe për të qenë në gjendje të frymëzojë kaq shumë njerëz”.
Ai është i fokusuar të shkojë në nivel më të lartë dhe këtë pritet ta bëjë këtë verë. Ofertat nuk i mungojnë nga top-kolegjet, por Donato është i fokusuar të vazhdojë me paraqitje të mira dhe ta ndihmojë ekipin e tij të ketë rezultate të mira.
“Unë jam i fokusuar tani për të shkuar në nivelin tjetër. Padyshim që dua të shkoj në kolegj dhe përfundimisht në ligë”, insistoi Donato.
Hansel Enmanuel is a pure talent!Hansel Emmanuel is a TOP prospect and a big inspiration for basketball world ? ? The guy is just smashing high school basketball competition, averaging 26 points, 11 rebounds and 7 assists ? ? Courtside Films - YT
Posted by FIBA on Thursday, January 27, 2022