Basketbolli kosovar të hënën ka mbetur pa një figurë të rëndësishme të tij.
Pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë trajneri Ahmet Behrami, që kishte bërë histori me klubin Trepça, shkruan Koha Ditore.
Behrami ka vdekur në moshën 62-vjeçare, ndërsa është varrosur në varrezat e fshatit Suhodoll në Mitrovicë. Ai për shumë vjet ka drejtuar klubin Trepça, që është prej më të mëdhenjve në vend.
Kontributin te ky klub e nisi para luftës, në vitet nëntëdhjetë, kur jo shumë njerëz merrnin përgjegjësinë për të drejtuar skuadra sportive... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm