Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar se Ahmet Behramin, ish-trajnerin e Klubit të Basketbollit “Trepça”, i cili ndërroi jetë sot, do ta kujtojmë si kampion dhe punëtor.
“Ahmet Behramin, ish-trajnerin e Klubit të Basketbollit “Trepça”, i cili ndërroi jetë sot, do ta kujtojmë si kampion dhe punëtor të palodhur për edukimin e sportistëve të rinj. Ngushëllime familjes dhe të gjithë sportdashësve”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Ahmet Behrami ka vdekur sot në moshën 62 vjeçare, ish-trajneri i Trepçës.
Behrami është shpallur kampion i Kosovës me Trepçën edhe në edicionin 2000/01, ndërsa në përbërje ka pasur emra të shquar si Besim Braha, Naim Hajrizi, Artan Mehmeti, Eroll Pepiqi, Fikret Hanxhiq, Admir Sejdiu, Ardian Behrami e të tjerë.
Përveç Trepçës, Behrami e ka udhëhequr edhe ekipin e Kastriotit të Ferizajt, me të cilin e ka fituar Ligën e Kosovës më 2003/04, kur skuadrat më të mira të Kosovës luanin në Ligën Profesionale LPBK.