Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll: Trepça e pandalshme, e mposht edhe Pejën

Trepça po vazhdon me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll. Të enjten mbrëma në “Minatori”, Trepça e mposhti Pejën me rezultatin bindës, 83:66.

Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së katërt. Trepça tani udhëheq e vetme me tetë pikë. Peja ka pësuar humbjen e parë këtë edicion. Ishte kjo përballja e skuadrave të vetme pa humbje në tri xhirot e para. Gerald Blackshear u shqua te Trepça me 15 pikë e 11 kërcime. Andrew Gordon shtoi 13 pikë e 12 kërcime. Më efikasi ishte Drilon Hajrizi me 17 pikë.

Dardan Berisha ishte më i miri te Peja me 14 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime. Por ai qëlloi vetëm tri herë nga 13 tentime për tri pikë. Arian Qallaku shtoi 14 pikë e katër kërcime, ndërsa Henrik Shirko i kishte 11 pikë e shtatë asistime.