Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, seria finale e femrave nis të dielën

KB Bashkimi - Femra

Seria finale e plejofit në Ligën e Femrave në basketboll, ku do të përballen Bashkimi dhe Prishtina, nis të dielën, ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës.

Ndeshja e parë finale luhet Prizren, të dielën (20:00), pasi Bashkimi ka përparësinë e terrenit si kampion i pjesës së rregullt, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ekipi që shënon tri fitore do të shpallet kampion. Bashkimi është kampion në fuqi, derisa Prishtina këtë edicion ka fituar Superkupën dhe Kupën e Kosovës.