Sport

Basketboll, Prishtina mposht thellë Dritën

Sigal Prishtina e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.

Prishtinasit të martën në Pallatin e Sporteve mposhtën Dritën me rezultat të thellë, 124:56.

Kryeqytetasit e dominuan nga fillimi e deri në fund këtë takim, duke pasur vazhdimisht epërsi të lartë.

Te Prishtina pesë basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore ndërsa më i dalluari ishte Jan Palokaj me 11 pikë, 11 asistime dhe shtatë kërcime.

Te Drita u dallua Arian Mehmeti me 19 pikë.

Drita është kthyer në elitë, por pritet të jetë skuadër inferiore.