Sport

Basketboll, Prishtina mposht skuadrën izraelite

Sigal Prishtina e ka nisur me fitore fazën e dytë të garave në Ligën Ballkanike në basketboll.

Të hënën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, Prishtina fitoi ndaj skuadrës nga Izraeli, Hapoel Nufar Energy Galil Elion.

74:67 ishte rezultati në fund të takimit që u zhvillua para rreth 1000 shikuesve.

Prishtina është skuadra e vetme kosovaren në Ligën Ballkanike. Këtë edicion në Ligën Ballkanike garojnë shumë skuadra nga Izraeli.