Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, kthehet Superliga

Pas turneut final të Kupës të mbajtur javën e kaluar, këtë fundjavë luhen ndeshjet e rradhës në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në program është java e 20-të kurse derbi luhet të dielën nga ora 17:00 në Mitrovicë në mes të Trepçës e Ponte Prizrenit, transmeton Koha Ditore.

Kjo ndeshje do të luhet pa shikues, pasi Trepça është e dënuar me një ndeshje pa praninë e shikuesve.

Trepça është e katërta me 28 pikë sa i ka edhe Ponte Prizreni në vend të pestë e Bashkimi në vend të gjashtë.

Të dielën është edhe ndeshja Lipjani - Golden Eagle Ylli (19:00), kurse të shtunën janë takimet AFK Borea - Bashkimi (17:00) e Z Mobile Prishtina - Rahoveci (19:00).

Artikuj të ngjashëm