Skuadra kosovare të basketbollit nuk kanë të ndalur sa i takon angazhimit të lojtarëve të huaj. Të martën mbrëma ishte Ponte Prizreni që prezantoi marrëveshjen me një basketbollist amerikan.
Bëhet fjalë për De Angelo Stewart, që prizrenasit menjëherë e prezantuan si “magjistari”. Stewart është i gjatë 196 centimetra, ndërsa ka luajtur në Gjeorgji e Portugali, pas karrierës në NCAA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Specialitet i tij janë loja e shpejtë dhe gjuajtja nga distanca”, ka njoftuar Ponte Prizreni.