Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, derbi luhet në Pejë

Peja e Golden Eagle Ylli takohen në derbin e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja luhet të martën nga ora 15:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Është kjo përballje e dy skuadrave të para në tabelë. Peja ka fituar pesë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq me 10 pikë. Ylli ka katër fitore e një humbje dhe renditet i dyti me nëntë pikë.

Po të martën nga ora 15:00 takohen Rahoveci e Trepça.

Dy ndeshje janë të mërkurën nga ora 15:00. Në “Sezai Surroi” takohen skuadrat prizrenase, Ponte Prizreni e Bashkimi. Sigal Prishtina e pret Vëllaznimin.

Artikuj të ngjashëm