KB Drita e ka mbyllur stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në basketboll ashtu siç e nisi, me humbje. Në ndeshjen e fundit të këtij viti, Drita pësoi humbje të thellë në kuadër xhiros së 14-të. U mposht në Gjilan nga skuadra e Bashkimit me rezultatin 112:83.
Për Dritën, kjo ishte humbja e 14 në po aq ndeshje të zhvilluara këtë sezon, në të cilin u kthye në elitë pas një periudhe të gjatë.
Zë vendin e fundit në tabelë me 14 pikë të mbledhura, tetë më pak se Bashkimi që regjistroi fitoren e tetë karshi gjashtë humbjeve.
Plejmejkeri Valon Bunjaku me 24 pikë e tetë asistime ka udhëhequr Bashkimit drejt triumfit, ndërsa te ekipi nga Prizreni me lojë të mirë u veçuan edhe Andi Shehu (22 pikë, 10 kërcime), Julien Lewis (20 pikë) e Anton Kazarnovski (19 pikë, 11 kërcime).
Ndërkohë, te skuadra e Dritës, më i dalluari ishte Qëndrim Demi me “double-double” prej 29 pikëve e dhjetë kërcimeve.