Bashkimi i Prizrenit e ka njoftuar Trepçën me humbje. Të dielën në Rahovec, Bashkimi fitoi ndaj “xehetarëve” me shifrat 87:83. Takimi ishte i vlefshëm për javën e pestë të Superligës së Kosovës në basketboll. Trepça kishte fituar katër ndeshjet e para, por u ndal nga prizrenasit.
Ndeshja ishte interesante dhe u vendos në fund. Por Bashkimi ishte në epërsi në shumicën e kohës.
Julien Lewis udhëhoqi Bashkimin me 22 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime. Avi Tooner i kishte 16 pikë, katër kërcime e katër asistime.
Drilon Hajrizi i Trepçës kishte 14 pikë e pesë kërcime. Ty Cockfield ndeshjen e mbylli me 19 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.
Bashkimi shënoi fitoren e tretë.
Artikuj të ngjashëm