Të martën në Prizren ka nisur Kampionati Evropian i Divizionit C për basketbollistët deri 16 vjet. Dhe Kosova, ashtu si pritej, ka shënuar fitore të thellë.
Kosova U16 e mposhti Maltën me shifrat 80:28.
Sejar Rama u dallua te Kosova me 14 pikë. 13 pikë i realizoi Mal Syla, sa i kishte edhe Niman Demiraj. Yll Kastrati kontribuoi me nëntë pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.
Kosova të mërkurën mbrëma luan me Shqipërinë. Në grup e ka edhe San Marinon me të cilën përballet të enjten.
Në grupin tjetër janë Andorra, Gjibraltari, Moldavia dhe Armenia. Pra përfaqësuese fare të vogla.
Dallimi mes Divizionit B, ku po luajnë basketbollistet U20 dhe Divizionit C, vlerësohet goxha i madh.