Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi zyrtarizon basketbollistin e parë të huaj

Amerikani Julien Lewis është përforcimi i parë i huaj te KB Bashkimi. Klubi nga Prizreni, të martën mbrëma ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit që luan në pozitën 2.

Lewis (193 cm), është përforcimi i parë i huaj për Bashkimin në sezonin e ri, që nis muajin e ardhshëm.

Edicionin e fundit, 28-vjeçari ka luajtur në Finlandë, te skuadra Kobrat dhe ka pasur një mesatare prej 10.1 pikëve dhe 5.2 kërcimeve për ndeshje.

Artikuj të ngjashëm