Bashkimi ka arritur të mposhtë Rahovecin në “Sezai Surroi me rezultat të ngushtë 85-81, transmeton Koha.net.
Derisa në sfidën tjetër të Superligës së Kosovës në basketboll Prishtina shënoi fitore të lehtë në udhëtim ndaj Feronikelit, 119-70.
Më meritori për këtë fitore të Bashkimit ishte Corey Ross, i cili shënoi 26 pikë, derisa pati edhe 10 kërcime e 1 asistim.
Kurse te Rahoveci më efikasi në parket ishte Joshua McFolley me 17 pikë, 5 kërcime e 6 asistime.
Në sfidën tjetër i pandalshëm në radhët e Prishtinës ishte Divine Myles me 37 pikë, 8 kërcime e 10 asistime.
Kurse te Feronikeli më i miri në parket ishte Brandon Scott me 28 pikë, 12 kërcime e 2 asistime.
Artikuj të ngjashëm