Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi forcohet me fundorin McCloud

Fundori amerikan, Jalan McCloud është përforcimi më i ri te KB Bashkimi.

Ekipi nga Prizreni, të mërkurën e ka prezantuar amerikanin, i cili ka firmosur kontratë për pjesën e mbetur të këtij edicioni në Superligë.

McCloud ka përvojë në basketbollin evropian, ndërsa te Bashkimi do ta zëvendësojë Grant Lozoyan e larguar ditë më parë.

McCloud, së fundmi ka luajtur të Estoni te skuadra Tartu ndërsa karrierë ka bërë edhe në Gjermani, Angli e Portugali.

Te Tartu, ai ka luajtur me një mesatare prej 13 pikëve, 4 kërcimeve dhe 3 asistimeve për ndeshje.