Bashkimi sot ka arritur në “Final Four” të Ligës Ballkanike.
Përkundër humbjes nga Akademik Bultex me rezultat 94-86, Bashkimi kualifikohet në finale të BIBL për shkak të diferencës së pikëve nga ndeshja e parë, transmeton Koha.net.
Mikaile Tmusiq e Aaron Moss e udhëhoqën Bashkimin në këtë takim me nga 23 pikë.
Në gjysmëfinale të Final Four klubi nga Prizreni do ta ketë përballë Rilski Sportist, me të cilën përballet më 14 prill.