Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkim Bajoku kampion ballkanik, fiton bindshëm përballjen me boksierin e Serbisë

Boksieri kosovar, Bashkim Bajoku ka regjistruar një fitore të madhe të dielën pasdite. Bajoku tashmë është kampion i Ballkanit në boksin amator. Në Ballkanikun që po mbahet në Kroaci, Bajoku garoi në kategorinë deri 52 kilogramë.

Në finale ishte bindës ndaj boksierit nga Serbia, Rade Joksimoviq.

Sipas njoftimit të FBOXK, Bajoku ka fituar finalen me rezultatin bindës, 5:0.