Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Baseli kërkon transferimin e Jasharit

Baseli dëshiron ta transferoj mesfushorin shqiptar, Ardon Jashari gjatë këtij afati kalimtar. Edhe vet Jashari dëshiron kalimin te Baseli. Por, Luzerni është kundër transferimit të Jasharit te Baseli. Te Baseli nuk e kanë mohuar interesimin për Jasharin.

Bisedimet mes Baselit dhe Luzernit kanë nisur ditë më parë. Por, Luzerni nuk dëshiron të marrë ofertë për Jasharin.

Jashari me Luzernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Është raportuar më herët se për mesfushorin shqiptar të Zvicrës, Luzerni kërkon rreth 6 milionë euro.

Jashari ka munguar të martën në përgatitje me arsyetimin se është i sëmurë. Por në Zvicër raportohet se largimi i Jasharit nga Luzerni nuk është shumë larg.