Te Baseli kanë thënë se respektojnë vendimin e Luzernit për Ardon Jasharin. Baseli ka shprehur interesim për mesfushorin 20-vjeçar.
Edhe Jashari ka insistuar që të transferohet te Baseli nga Luzerni. Por klubi i Luzernit ka refuzuar ta lëshojë të largohet për te ndonjë klub tjetër në Zvicër. Për më tepër ia mori shiritin e kapitenit reprezentuesit të Zvicrës.
Luzerni të enjten ka njoftuar për masën ndaj Jasharit. Ndërkohë të premten me një deklaratë doli drejtori sportiv i Baselit, Heiko Vogel.
“Ardon Jashari është lojtar me cilësi të jashtëzakonshme. Ai ishte synim për klubin tonë në afatin kalimtar. Megjithatë ne respektojmë vendimin e Luzernit që Ardoni të mos lejohet të ndryshoj skuadër brenda Zvicrës”, ka shkruar Vogel.
Superliga e Zvicrës fillon të shtunën, ndërsa mbetet të shihet nëse Jashari do të vazhdoi të luaj për Luzernin apo do të transferohet diku tjetër. Luzerni synon të përfitojë milionë euro prej tij.
Por deri më tani ka refuzuar ta lirojë për t’iu bashkuar rivalëve në kampionat.