Huliganët rumunë të grupit “Uniti sub tricolor” kanë shfaqur edhe sloganin “Basarabia e Romania” kur shfaqën sloganin “Kosovo je Srbija”, që solli ndërprerjen për 50 minuta të ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, të martën mbrëma.
“Basarabia është Rumani” është slogan që shfaqet shpesh nga nacionalistët rumunë, duke përfshirë disa tifo-grupe, përkatësisht grupe huliganësh. Është pretendim i Rumanisë ndaj territorit “Bessarabia” që tani shtrihet në Moldavi dhe në pjesë të Ukrainës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkrimet “Basarabia e Rumania” kanë nisur të shfaqen më shumë nga viti 2006 e tutje. Shfaqet edhe nga përkrahësit e idesë së bashkimit të Moldavisë dhe Rumanisë në një shtet.