Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barty e përfundon vitin në vendin e parë sërish

Fituesja e turneut “Wimbledon”, Ashleigh Barty, e ka përfunduar vitin në vendin e parë në ranglistën botërore të tenisit. Është hera e tretë rresht që tenistja australiane përfundon në vendin e parë, dhe e përsërit suksesin të cilin më herët e kishin arritur tenistet Steffi Graf, Martina Navratilova, Serena Williams dhe Chris Evert.

Lajmi është bërë i ditur të enjten në mbrëmje nga Shoqata e Tenisit të Femrave (WTA).

Tenistja nga Australia është duke e kryesuar këtë listë për 95 javë. Ishte qershori i vitit 2019 kur ajo doli në vendin e parë të renditjes së përgjithshme dhe nuk e ka lëshuar atë pozitë që nga ajo kohë.