Numri një i botës së tenisit në konkurrencën e femrave, Ashleigh Barty, e ka përfunduar sezonin dhe nuk do ta mbrojë titullin në “WTA Finals” muajin e ardhshëm.
Ky vendim ka ardhur për shkak të rregullave të karantinimit me të cilat do të përballej ajo pas kthimit në Australi.
Herën e fundit kur ky turne është mbajtur ka qenë viti 2019, por Barty nuk do të udhëtojë në Guadalajara të Meksikës për ngjarjen e këtij viti.
25-vjeçarja nga Australia ka thënë se nuk dëshiron që t’i rrezikojë përgatitjet e saj për garën e “Australian Open” që zhvillohet në janar.
“Ka qenë vendim i vështirë”, ka thënë kampionia e “Wimbledonit”. “Prioritet jam vetë unë pas sezonit 2021 dhe duhet të fokusohem në paraqitje sa më të mira vitin tjetër. Për shkak të kërkesave për karantinim, unë nuk jam e gatshme t’i rrezikojë përgatitjet për muajin janar”, theksoi ajo.
Barty i ka fituar pesë tituj në vitin 2021 përfshirë edhe triumfin në “Wimbledon”. Nuk ka luajtur që nga raundi i tretë kur u mposht në “US Open” në fillim të shtatorit.