Fshati olimpik, që hapet të enjten (sot), do të presë sportistë e zyrtarë nga mbi 90 komitete olimpike nacionale. Rreth 2.900 sportistë pritet të vendosen në fshatin olimpik dhe të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore "Pyeongchang 2018".
Në mesin e tyre janë edhe sportistë të gjashtë vendeve që debutojnë në Lojërat Olimpike Dimërore. Njëra prej vendeve debutuese është Kosova, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të mërkurën ua ka kushtuar një tekst të gjatë vendeve që në Pyeongchang të Koresë së Jugut e bëjnë paraqitjen e parë në Lojërat Olimpike Dimërore.
LOD "Pyeongchang 2018" nisin më 9 shkurt dhe përfundojnë më 25 shkurt.
Ekuadori, Eritrea, Kosova, Malajzia, Nigeria dhe Singapori janë vendet që do të bëjnë debutimin në Lojërat Olimpike Dimërore.
Kosovën në Pyeongchang do ta përfaqësojë Albin Tahiri. Ai do të garojë në skijim alpin. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).