Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barkley po jep shkëndija për një stinor të shkëlqyer

Mesfushori i Chelseat, Ross Barkley, insiston se ndihet "më mirë se kurrë" pasi rikuperoi lëndimin afatgjatë dhe po shijon lirinë e plotë në çdo cep të fushës nën drejtimin e trajnerit të ri të ekipit nga Londra, Maurizio Sarri.

Mesfushori i Përfaqësueses së Anglisë u transferua me bujë të madhe te Chelsea nga Evertoni gjatë miniafatit kalimtar të janarit, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Londinezët paguan 30 milionë euro dëmshpërblim për Barkleyn, i cili për shkak të lëndimit të gjurit nuk arriti të regjistrojë më shumë se katër paraqitje në të gjitha garat.

"Te Chelsea u transferova me një lëndim që e kisha bartur një kohë të gjatë tek Evertoni. Për shkak të këtij lëndimi nuk pata shumë paraqitje dhe u detyrova të pauzoja shumë. Por tash po ndihem më mirë se kurrë dhe i gatshëm për edicionin e ri", ka porositur Barkley. "Jam i bindur se nuk do të kem telashe me lëndimet dhe klubit do t'ia shpërblej besimin që kishte në mua. Dua të ndihmoj për të arritur synimet që i kemi"....(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)