Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona është në bisedime me Depayn me kërkesë të Koemanit

Barcelona nuk ka hequr dorë nga sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay. Mediat në Spanjë shkruajnë se Barça tashmë është në negociata për të transferuar futbollistin holandez.

Depay është dëshira e trajnerit, Ronald Koeman, i cili e njeh shumë mirë lojtarin pasi ka pasur rast të punojë me të te përfaqësuesja e Holandës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koemani ua ka bë të qartë drejtuesve të klubit që e dëshiron Depayn në “Camp Nou” këtë verë. Bëhet e ditur se 27-vjeçari është i ngazëllyer për mundësinë që ka për tu bashkuar me Barcelonën, pavarësisht që kontrata e tij mund të mos jetë shumë fitimprurëse për shkak të problemeve financiare që ka shkaktuar pandemia COVID-19. Depay po shkëlqen me Lyonin në Francë.

Ai ka shënuar 20 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 35 ndeshje.