Mesfushori Nicolo Barella pritet së shpejti të rinovojë kontratën me skuadrën e Interit, kanë njoftuar mediumet italiane të martën.
Bëhet e ditur se Barella gjatë këtij muaji do të ulet për të biseduar me krerët e Interit, të cilët duan ta mbajnë në ekip të paktën deri në vitin 2026.
Paraqitjet e mira të Barellas këtë edicion, kanë bërë që Interi t’ia ofroj rinovimin e kontratës aktuale që i skadon në verën e vitit 2024. Barella këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë dhjetë asistime në 37 paraqitje për Interin në të gjitha garat. Ai te Interi u transferua në vitin 2019 nga Cagliari.