Enis Bardhi e ka dyfishuar epërsinë e Përfaqësueses së Maqedonisë Veriore kundër Armenisë në udhëtim.
Futbollisti i Levantes në La Liga e realizoi golin e dytë në shtatë paraqitje me Maqedoninë Veriore në kampanjën e kualifikimeve të Botërorit të vitit të ardhshëm.
Mesfushori 26-vjeçar realizoi në minutën e 36-të pas një gjuajtje të saktë nga distanca.
Bardhi ka edhe dy gola në La Ligë në edicionin e ri. Golin e parë në udhëtim tek Armenia e shënoi Alexandar Trajkovski.
Artikuj të ngjashëm