Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bardhi: Ndaj secilit rival mund të luajmë ndeshje të madhe

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut është në Manchester që nga dita e shtunë, ndërsa të hënën nga ora 20:45 do të luajë kundër Anglisë në “Old Trafford”.

Maqedonia e Veriut ishte afër që të merrte fitore të madhe kundër Ukrainës në kuadër të Grupit C kualifikues për “Euro 2024”.

Ishte duke fituar 2:0, por humbi 3:2.

Dhe aspekti psikologjik mund të jetë vendimtar për duelin e së hënës kundër “Tre Luanëve”. Megjithatë mesfushori Enis Bardhi ka thënë se e kaluara duhet të harrohet.

“Ndeshja me Anglinë do të jetë shumë e rëndësishme për ne në çdo aspekt. Ne kemi treguar për një orë me Ukrainën se mund të luajmë kundër secilit në nivel të lartë. Do të varet nga ne se çfarë dëshirojmë të marrim. Dimë të luajmë futboll por duhet të jemi të fokusuar dhe të kemi zemër të madhe në fushë. Në këtë mënyrë do të mund të arrijmë suksese. Besoj se kemi mësuar shumë nga dueli me Ukrainën dhe kundër Anglisë do të jetë tregim tjetër për ne”, theksoi Bardhi.

Edhe Maqedonia e Veriut barazon para ndeshjes vendimtare me Uellsin Futboll Maqedonia e Veriut barazon para ndeshjes vendimtare me Uellsin

Grupit C kualifikues i prinë Anglia me nëntë pikë nga tri ndeshjet e para. Ukraina ka tri pikë në dy ndeshje, aq sa kanë edhe Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Malta është e fundit pa pikë.