Skuadra e madhe nga Danimarka, ka shprehur interesim për shqiptarin Enis Bardhi, i cili pritet të largohet këtë verë nga Trabzonspori.
Sajti “Ekipa” shkruan të premten se Brondby tashmë ka bërë ofertë zyrtare për Bardhin, të cilën tashmë Trabzonsporti e ka pranuar.
Mësohet se Bardhi do të huazohet te ekipi danez, i cili do ta ketë opsionin e blerjes së tij vitin e ardhshëm.
28-vjeçari ka kontratë me Trabzonsporin deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 5 milionë euro.
Ai tek ekipi turk u transferua verën e shkuar nga skuadra e Levantes dhe në edicionin e tij të parë te Trabzonspori, Bardhi shënoi 7 gola në 42 paraqitje në të gjitha garat.