Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit danez të Leganesit, Martin Braithwaite. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit të enjten.
Federata e Futbollit të Spanjës i lejoi Barcelonës të transferonte një sulmues brenda 15 ditëve, pasi u konfirmua se Ousmane Dembele nuk do të kthehet këtë stinor shkaku i lëndimit. Barcelona është përcaktuar pë të transferuar Braithwaiten. Klubi kampion i Spanjës pagoi 18 milionë euro, sa ishte klauzola për lirim e Braithwaites në kontratën me Leganesin.
Braitwaite ka firmosur kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.