Barcelona nuk dëshiron ta mbajë sulmuesin Luuk de Jong. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e holandezit.
Krerët e klubit kanë vendosur të mos e shfrytëzojnë të drejtën për ta blerë kartonin e holandezit.
De Jong është i huazuar nga Sevilla, por nuk ka arritur të bindë në “Camp Nou”.
Interesim për 31-vjeçarin ka shprehur skuadra e Cadizit.
De Jong ka luajtur në nëntë ndeshje në La Liga, duke shënuar një gol.
Artikuj të ngjashëm