Sport

Barcelona synon t’i mbajë lojtarët kryesorë

Barcelona po planifikon t’i vazhdojë kontratat me disa prej lojtarëve.

Mediat spanjolle kanë raportuar të shtunën se klubi do të nisë bisedimet me tre futbollistë.

Bëhet fjalë për mesfushorin Philippe Coutinhon, Samuel Umtitin dhe portierin Neto.

Përveç këtyre lojtarëve klubi është duke përgatitur një ofertë të re edhe për mesfushorin spanjoll, Pedri.

18-vjeçari është në vitin e fundi të kontratës me katalonasit.