Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona synon fitoren për t’i bërë presion Atleticos

Lionel Messi, Antoine Griezmann dhe bashkëlojtarët e tyre, stërvitën të shtunën për duelin që mund të jetë vendimtar për titull kampioni në La Liga.

Të dielën, Barcelona luan në udhëtim te Celta Vigo.

Atletico Madridi, të dielën mund ta festojë titullin e parë në elitën e futbollit spanjoll në shtatë vjet.

Atletico prinë në tabelë para kampionit në fuqi, Real Madridit, me dy pikë më shumë. Deri në fund të garës kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar. Mund ta fitojë titullin nëse e mund Osasunan, e Madridi dështon të fitojë në shtëpi tek Athletic Bilbao.

Kombinimi tjetër mund ta dërgojë luftën për titull në xhiron e fundit, dhe ta sjellë Barcelonën në garë sërish.

Edhe Tabela në La Liga mund të marrë formë në vikend Futboll Tabela në La Liga mund të marrë formë në vikend

Atletico e viziton Valladolidin ndërsa Reali e pret Villarrealin. Barcelona ballafaqohet me Eibarin në xhron e fundit.

Reali ka bilanc më të mirë nëse ekipet përfundojnë me pikë të njëjta.