Barcelona po konsideron transferimin e dy mesfushorëve që aktualisht janë te skuadrat e Ligue 1, Ibrahim Sangares dhe Boubakary Soumares.
Gjiganti i futbollit po ashtu po monitoron lojtarin e vlerësuar lart të Rennesit, Eduardo Camavinga. Për të do të ketë konkurrencë nga Real Madridi për të.
“Diario Sport” ka shkruar se Sangare dhe Soumare janë identifikuar nga skautët e Barçës. Ata vlerësohen më të lirë dhe me më shumë përvojë se Camavinga.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, Sangare (22) është stabilizuar te Toulouse, pasi iu bashkua ekipit të parë të këtij klubi në vitin 2016.
Soumare ka marrë vëmendje me paraqitjet te U-21 e Francës në muajt e kaluar. Soumare (21) luan për Lillen.
Të dy janë më të lirë se Camavinga, që vlerësohet se vlen 35 milionë euro.
Sangare vlerësohet 11 milionë euro, ndërsa ka kontratë të vlefshme për një vit e gjysmë. Soumare ka edhe dy vite kontratë, ndërsa vlerësohet rreth 25 milionë euro.