Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për mesfushorin defensiv, Ibrahim Sangare raporton të mërkurën “Mundo Deportivo”.
Sangare është pjesë e PSV Eindhovenit dhe njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në Eredivisie të Holandës. Te Barcelona po bëjnë gati ofertën për ta bindur PSV Eindhovenin në lirimin e tij në fund të sezonit.
24-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2027 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro. Ai është pjesë e PSV Eindhovenit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Toulose, ndërsa këtë edicion ka katër gola e një asistim në të gjitha ndeshjet.
Sangare te Barcelona po shihet si zëvendësim ideal për Sergio Busquetsin, i cili pritet të largohet nga “Camp Nou” në fund të sezonit. Ai ka edhe 24 paraqitje e katër gola të shënuar për Bregun e Fildishtë.