Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për Brunon

Skuadra e Barcelonës ka kthyer interesimin kah mesfushori defensiv i Newcastle Unitedit, Bruno Guimaraes, bën të ditur “Mundo Deportivo” të hënën.

Barça është në kërkim të një zëvendësuesi për Sergio Busquetsin dhe braziliani po shihet si duhuri për ta mbuluar këtë pozitë.

Megjithatë, Barcelona nuk do ta ketë aspak lehtë ta bindë ekipin anglez në lirimin e Brunos, i cili është ndër lojtarët kryesorë te Newcastle.

25-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh. Bruno këtë edicion ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 5 herë në kampionatin e Anglisë për ta ndihmuar Newcastlen të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Është pjesë e klubit prej janarit të vitit të shkuar kur iu bashkua nga Lyoni.

Artikuj të ngjashëm