Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drejtori sportiv i Newcastlet: Guimaraes kërkoi largimin

Bruno Guimaraes

Bruno Guimaraes ka kërkuar largimin nga Newcastle Unitedi për t’iu bashkuar Arsenalit.

Drejtuesit e klubit nga “St James’ Park” kanë pranuar se Guimaraes ka kërkuar që të nis një sfidë të re në karrierë. 

Guimaraes është prej figurave kryesore të Newcastlet. 

Newcastle fillimisht ka qenë i vendosur për ta mbajtur brazilianin, por kërkesa e lojtarit për largim ka ndryshuar situatën. 

Dy klubet janë shumë afër finalizimit të marrëveshjes. 

Edhe Arsenali zyrtarizon Guimaraesin Futboll Arsenali zyrtarizon Guimaraesin

“Gjëja që duhej ta merrnim parasysh ishte se, me gjithë respektin për Brunon dhe mënyrën se si u soll ndaj nesh, edhe në aspektin emocional, ai në mënyrë efektive na tha se dëshironte të largohej dhe të vazhdonte përpara. Kjo nuk do të thotë se ai mund të largohet automatikisht, por padyshim që është faktor që ndikon në mënyrën se si ne mendojmë kur arrijmë në një nivel të caktuar. Nuk mund të themi se kjo ka qenë pjesë e strategjisë sonë apo e planeve tona për këtë verë. Por duhet të jemi fleksibil dhe të reagojmë ndaj situatave që krijohen”, ka thënë drejtori sportiv i Newcastlet, Ross Wilson, shkruan të premten “Goal”. 

28-vjeçari pjesë e Newcastlet është nga viti 2022.