Marco Asensio do të jetë përforcimi i parë i Barcelonës për edicionin e ardhshëm.
“Marca” ka raportuar të martën se Asensio tashmë ka marrëveshje personale me Barcelonën, pasi në janar do të firmosë parakontratë me klubin nga “Camp Nou”. Mësohet se Asensio është pajtuar me kontratë katërvjeçare te Barcelona, ekip të cilit do t’i bashkohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata me Real Madridin.
26-vjeçari prej vitit 2016 është pjesë e Realit, por nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme te madrilenët.
Këtë edicion, Asensio ka vetëm katër paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar vetëm një gol.