Barcelona ka vazhduar dominimin në Evropë në konkurrencën e femrave.
Spanjollet mposhtën Wolfsburgun 5:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në “Camp Nou”, të premten në mbrëmje, dhe tashmë ka nisur plani për finalen e madhe.
91.648 të pranishëm ishin në këtë ndeshje dhe u vendos një tjetër rekord i ri botëror në futbollin e femrave në “Camp Nou”.
Kampionia në fuqi e theu rekordin e mëparshëm. Në çerekfinale kundër Real Madridit ishin të pranishëm 91.553 tifozë.
Ndeshja kthyese do të luhet më 30 prill.
Olympique Lyoni dhe Paris Saint-Germaini do të takohen në gjysmëfinalen tjetër të dielën.