Barcelona ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit do të nisin bisedimet me Interin për transferimin e sulmuesit gjatë këtij afati kalimtar, transmeton KOHA.
Barcelona pritet të dërgojë një ofertë në drejtim të Interit, për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas.
Lautaro ka kontratë me Interin deri në vitin 2023, por nuk e ka vazhduar ende atë.
Klauzola e lirimit të 23-vjeçarit është mbi 100 milionë euro.
Lautaro edhe në të kaluarën ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm tek ekipi spanjoll.
Artikuj të ngjashëm