Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lautaro Martinez në negociata për rinovimin e kontratës

Sulmuesi Lautaro Martinez ka nisur negociatat me skuadrën e Interit për rinovimin e kontratës, ka njoftuar të hënën “Gazzetta dello Sport”.

Bëhet e ditur se marrëveshja mund të arrihet së shpejti me sulmuesin, që është i gatshëm të mbetet pjesë e Interit edhe për një periudhë më të gjatë.

Aktualisht, Lautaro ka kontratë me Interin deri në vitin 2023 kurse me rinovimin e kontratës, ai mund të mbetet tek ekipi italian deri në vitin 2025.

Me rinovimin e kontratës, Lautaro do të ketë pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh plus bonuset. Sulmuesi 23-vjeçar këtë edicion ka shënuar 18 gola dhe ka bërë dhjetë asistime në 47 ndeshje në të gjitha garat, ku i ishte njëri prej lojtarëve kyç në triumfin e Interit në Serie A. Ai është pjesë e Interit prej vitit 2018.