Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona afër transferimit të Guillamonit

Barcelona është në prag të transferimit të mbrojtësit të Valencias, Hugo Guillamon, shkruan “Sport” të hënën, transmeton Koha.net.

Mbrojtësi 20-vjeçar debutoi për Valencian kundër Real Sociedadit të shtunën dhe po pritet të transferohet si lojtar i lirë te Barcelona në verë.

Guillamon fillimisht do të dërgohet në skuadrën B të Barcelonës, por me synim që të bëjë kalimin në skuadrën e parë në një datë të mëvonshme.