Barcelona beson se do ta bindë Alex Grimaldon të rikthehet në verë, ka raportuar “Mundo Deportivo” të enjten.
Mbrojtësi i krahut të majtë është zhvilluar te Barcelona, por në janarin e vitit 2016 iu bashkua Benficas për 2 milionë euro. Barça është duke punuar që ta kthejë futbollistin 26-vjeçar të klubit portugez. Me Benfican, Grimaldo ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Sezonin aktual, ai ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar pesë herë.