Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona përgatit kontratë të re për Ter Stegenin

Marc-Andre ter Stegen

Barcelona po bën gati kontratën e re për portierin gjerman Marc-Andre ter Stegen, njofton “ESPN”, transmeton Koha.net.

Ter Stegen ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2022, por klubi spanjoll dëshiron të zgjasë kontratën me të.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dëshiron që të rinovojë kontratat me Ter Stegenin e Lionel Messin, para se t’i mbarojë mandati në vitin 2021.

Ter Stegen vlerësohet si një prej portierëve më të mirë në botë. Te Barcelona ai u transferua në verën e vitit 2014 nga Borussia Moenchengladbachu për 12 milionë euro.